2009-06-25 18:07:28

Agim Çeku mbetet në burgun bullgar


(25.06.2009 RV)Prokuroria bullgare njoftoi zyrtarisht se Agim Çeku, mund të mbahet në paraburgim deri në 72 orë sipas ligjit vendas dhe nuk e përjashtoi mundësinë e ekstradimit të tij në Serbi. Kjo është hera e katërt që Agim Çeku, ish-kryeministër i Kosovës dhe një nga komandantët e UÇK, arrestohet për një mandat arrest të lëshuar nga Serbia. Po sot duke folur në lidhje me arrestimin e Çekut, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se prokuroria bullgare nuk duhet të harrojë se ai mandat arrest është lëshuar nga persona që kanë qenë vetë kriminelë.







All the contents on this site are copyrighted ©.