2009-06-24 16:57:56

Viti Meshtarak: intervistë me don Marjan Palokën


(23.06.2009 RV)Ka filluar tashmë Viti kushtuar meshtarëve, të cilin Papa Benedikti XVI e shpalli solemnisht më 19 qershor, vetëm pak ditë më parë. Rasti jepet nga 150-vjetori i vdekjes së Famullitarit të Shenjtë të Arsit, Shën Gjon Maria Vianej. Jeta e shenjtit, që lindi më 1786 në Francë, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Bëri meshtarin, iu kushtua plotësisht kremtimit të meshës e rrëfimit të besimtarëve, duke i udhëhequr me mençurinë e atij, që nuk ka ndonjë shkollë të madhe, por që i flet zemra fjalë shenjte. Çdo ditë! Është shembulli i meshtarit, që u sjell njerëzve Krishtin e jo veten. Cili është pra kuptimi i këtij Viti Meshtarak e për çfarë do të shërbejë ai? Kryeredaktori ynë don David Gjugja pyeti don Marjan Palokën, meshtar shqiptar në Itali. Ta dëgjojmë RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.