2009-06-24 16:58:59

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve ndërkombëtarë në Shqipëri para zgjedhjeve të 28 qershorit


(24.06.2009 RV)Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uithërs dhe ai i OSBE-së, Robert Bosh bënë thirrje për zgjedhje pa manipulime, vetëm tri ditë para së dielës, që do të afrojë shqiptarët pranë kutive të votimit për rinovimin e parlamentit. Përfaqësuesit ndërkombëtarë deklaruan qartë se zgjedhjet e bëra deri tani nuk kanë qenë në standartin e duhur dhe u kërkoi qytetarëve t’u referojnë çdo parregullsi vëzhguesve amerikanë të pranishëm në qendrat e votimit. Se ç’manipulime janë bërë më parë, shihet më së miri nga lista e “jo”-ve të zotit Uithers, ndërsa kërkonte bashkëpunimin e shqiptarëve: “Nëse ndokush kërkon t’ju blejë votën, t’ju bëjë presion të votoni në një mënyrë të caktuar, t’ju frikësojë me humbjen e vendit të punës, ju kërkon të fotografoni fletën e votimit për të mësuar se si keni votuar, apo përpiqet të shpërndajë pasaporta ose karta identiteti të falsifikuara, nëse policia apo ndonjë zyrtar tjetër shfaq anshmërinë, përpiqet të prekë kutitë e votimit apo të ndërhyjë në procesin e numërimit të votave, ju duhet t’i raportoni këto veprime të paligjshme tek vëzhguesit amerikanë". Kush ka veshë, le të dëgjojë!








All the contents on this site are copyrighted ©.