2009-06-24 16:58:45

Agim Çeku në arrest në Bullgari


(24.06.2009 RV)Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku u arrestua mbrëmë në Bullgari, pranë kufirit maqedonas, mbi bazën e një mandati ndërkombëtar për krime lufte, lëshuar nga Serbia. Prishtina po bën përpjekje për lirimin e tij, ndërsa Beogradi për ekstradimin. Gjykata bullgare ka deklaruar se do të vendosë brenda 72 orësh.
Akuzat për krime lufte u referohen viteve 1998-99, kur Çeku ishte në krye të UÇK-së, gjatë luftës së Kosovës. Arrestimi u krye pas mëse një muaji, gjatë të cilit ish-kryeministri kosovar u përjashtua fillimisht nga Kolumbia, për të shkuar më pas në Francë, para mbërritjes në Ballkan. Çeku, i cili ka pasur probleme të këtij lloji edhe në Slloveni e Hungari në vitin 2006, deklarohet i burgosur politik dhe e konsideron të paligjshëm mandatin serb të arrestit.








All the contents on this site are copyrighted ©.