2009-06-23 18:00:32

Somalia shpall gjendjen e jashtëzakonshme.


(23.06.2009 RV)Presidenti i Somalisë Ahmad Sharif, duke parë gjendjen e vështirë krijuar nga luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe rebelëve islamikë në periferi të Mogadishos, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Lajmi u dha gjatë një konference për shtyp. “Duke filluar nga sot vendi është në gjendje të jashtëzakonshme”, tha për gazetarët presidenti Sharif. Më pas ai e krahasoi gjendjen në Somali me atë në Pakistan. “Edhe vendi ynë është viktimë e terrorizmit ndërkombëtar sikurse edhe Pakistani. E nëse një vend si Pakistani nuk arriti ta zgjidhë çështjen e terrorizmit vetë, si do të mundemi vallë ne, pa pasur ndihmën ndërkombëtare?” deklaroi për shtypin presidenti i Somalisë.
Ndërkaq Ministria Mbrojtjes e Hollandës lajmëroi se sot piratët somalë liruan anijen holandeze Marathon dhe ekuipazhin e saj prej tetë marinarësh ukrainas. Gjithashtu u bë e ditur se një nga anëtarët e ekuipazhit u gjet i vdekur. Anija ishte marrë peng më 7 majin e kaluar.







All the contents on this site are copyrighted ©.