2009-06-23 18:00:48

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu viziton Shqipërinë


(23.06.2009 RV)Presidenti i Republikë së Kosovës, Fatmir Sejdiu arriti sot pasdite për një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të Presidentit Bamir Topi. Sipas një komunikate për shtyp, Presidenti Sejdiu do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe Presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.
Pala mikpritëse njoftoi se të katër presidentët do bashkëbisedojnë për marrëdhëniet shumëpalëshe, për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën e zhvillimit të tij në kuadër të vizionit të përbashkët euroatlantik të vendeve ballkanike.







All the contents on this site are copyrighted ©.