2009-06-22 17:03:47

Koreja e Veriut: Obama paralajmëron Piong-jangun për hedhjen e raketave.


(22.06.2009 RV)Rritet tensioni ndërmjet SHBA-ve dhe Koresë së Veriut. Gjatë javëve të ardhshme Piong-jangu mund të kryejë një provë me raketa, e cila mund të shndërrohet në hedhjen e një rakete në drejtim të Havait, rreth datës 4 korrik, festa e pavarësisë në SHBA. Presidenti Barak Obama siguroi se administrata e tij dhe forcat e armatosura amerikane janë gati t’i bëjnë ballë një sulmi të tillë.
Nga ana e saj, Koreja e Veriut deklaroi se është “një fuqi krenare bërthamore” dhe ftoi Uashingtonin të mos e nënvleftësojë.







All the contents on this site are copyrighted ©.