2009-06-22 17:01:46

Irani pranon parregullsitë në zgjedhje. Protesta të reja.


(22.06.2009 RV)Teherani përjetoi një ditë tjetër protestash, me njerëzit që u mblodhën në shesh, pavarësisht nga kërcënimet e regjimit për t’i shtypur me dhunë. Qeveria iraniane pranoi parregullsitë në zgjedhje, por bëri të ditur edhe se asgjë nuk ndryshon në numërimin përfundimtar të votave, që i jep fitoren presidentit aktual Mahmud Ahmadinexhad. Sipas Këshillit të Rojtarëve, organ i kontrollit të zgjedhjeve, në 5 qytete numri i skedave është më i madh se ai i votuesve. Megjithëse këto parregullsi përfshijnë rreth 3 milion vetë, Këshilli ka deklaruar se rinumërimi i votave nuk do ta ndryshonte rezultatin.
Opozita, e udhëhequr nga Mehdi Karrubi e Mir Husein Musavì, manifestoi sot në emër të Nedës, vajzës simbol të revoltës, që u vra të shtunën. Lajmet merren vesh nëpërmjet internetit, pasi për gazetarët është e vështirë të hyjnë në Teheran. “Neda është varrosur në Behest Zahra e autoritetet e kanë ndaluar kremtimin e funeralit”, njoftojnë blogistët. Problemi kryesor për protestuesit mbeten të ashtuquajturit “Gardistët e revolucionit”, apo pasdaranët. Të shtunën, policia arrestoi 457 vetë. Fazeh Rafsanxhanì, e bija e ish-presidentit të Iranit, u lirua sot, por nuk dihet asgjë për fatin e një gazetari kanadez, të arrestuar dje.
Teherani akuzon vendet perëndimore se po ndihmojnë revoltën dhe nuk përjashton mundësinë e largimit të diplomatëve evropianë. Ministria e Jashtme italiane është gati të revokojë ftesën për pjesëmarrjen e Iranit në mbledhjen e G8-ës, që do të zhvillohet në Trieste.







All the contents on this site are copyrighted ©.