2009-06-22 16:57:53

Imzot Lucian Avgustini mbi impenjimin shoqëror të Kishës Katolike


(22.06.2009 RV)Është i njohur impenjimi i Kishës Katolike në shoqëri, përmes doktrinës së saj shoqërore, e cila ka për qëllim t’u japë përgjigje problemeve e organizmit të shoqërisë, sipas parimeve të Ungjillit. Pikat kryesore të doktrinës shoqërore të krishterë kanë të bëjnë së pari, me njeriun si krijesë e Zotit me dinjitet shpirtëror e hyjnor, qendër e rendit ekonomik, shoqëror e politik, sëbashku me familjen. Për Kishën, njeriu ka të drejtë për të ndjekur fenë, për punë, për familje, për përdorimin e të mirave materiale, për pronësinë, për një pagë të drejtë, për lirinë, për pjesëmarrjen në jetën e shtetit, për arësim, për bashkëpunim në prodhimin e pasurisë. Boshti i dytë, rreth të cilit sillet doktrina shoqërore e Kishës është puna, e parë, siç thoshte Papa Gjon Pali II, “në kuadrin më të gjerë të një plani hyjnor të nevojshëm për realizimin e qëllimit themelor të jetës së njeriut”. Për këtë arësye, punësimi i të gjitha forcave është detyrë kryesore e politikës së përgjegjshme, e cila duhet të garantojë paga të drejta dhe vijueshmërinë e punës. Pika e tretë e doktrinës shoqërore të krishterë është shteti. Ai duhet të jetë një shoqëri e organizuar, ku garantohet bashkëjetesa, liritë e drejta individuale e shoqërore dhe drejtësia, për të mirën e krejt bashkësisë e jo vetëm të një grupi.
Këto kritere ka parasysh Kisha kudo nëpër botë, kur ndërhyn për të drejtat e atyre që s’kanë zë, kur bën propozime për zgjidhjen e problemeve e kur ndihmon me sa mundet. Pikërisht për këtë qëndrim të Kishës Katolike para krizës aktuale botërore, e cila filloi si financiare, por u shndërrua shpejt në shoqërore, kryeredaktori ynë don David Gjugja pyeti ipeshkvin e Sapës, imzot Lucian Avgustinin. Natyrisht, në kontekstin shqiptar RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.