2009-06-22 17:07:07

Filloi sot shtegtimi paolin i meshtarëve, organizuar nga universiteti papnor “Mbretëresha e Apostujve”.


(22.06.2009 RV)RealAudioMP3 Konferenca kushtuar jetës së Shën Palit, vizita në viset e shenjta të Romës që lidhen me Apostullin e Popujve, pjesëmarrje në kremtimet papnore: me këtë program të pasur nisi sot ‘Shtegtimi paolin i meshtarëve”, organizuar nga Instituti Sacerdos i Universitetit Mbretëresha e Apostujve. Nisma, që do të përfundojë të martën, më 30 qershor, zhvillohet javën e fundit të Vitit kushtuar Shën Palit. Do të jetë një përvojë personale e takimit me Krishtin, i cili ta ndryshon jetën, ashtu si ia ndryshoi Shën Palit në rrugën e Damaskut, e bashkimit me Papën dhe e thellimit të dashurisë për Kishën universale, sepse për meshtarët nuk ka nevojë vetëm famullia apo mjedisi i ngushtë në të cilin punojnë, por mbarë Kisha.







All the contents on this site are copyrighted ©.