2009-06-21 18:37:30

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar


(21.06.2009 RV)Sot Kisha katolike kremtoi të Dielën e 12-të të Kohës së zakonshme gjatë viti kishtar. Përkujtoi edhe Shën Luigj Gonzagën, Pajtor i rinisë katolike.

Të hënën do të kremtohen Shën Paolini, ipeshkëv i Nolës; Shën Gjoni Fisher, ipeshkëv i Roçesterit dhe Shën Tomas More, martirë anglezë. Leximet e festës nisin me urdhërimet: “Shko!”, dhe “Mos gjyko!”, urdhërime që u drejtohen dishepujve të Zotit, por dhe të gjithë atyre, të cilët braktisin gjithçka, për ta ndjekur në rrugën e dashurisë.

“Ata që e kanë zemrën të pastër, do të banojnë në shtëpinë e Zotit”. Këtë na kujton, të martën, festa liturgjike e Shën Jozef Kafasos, meshtar torinez; Shën Zakarisë e Shën Elizabetës, prindër të Shën Gjon Pagëzuesit.

Të mërkurën Kisha do të përkujtojë Lindjen e Shën Gjon Pagëzuesit. Misioni i tij për t’i përgatitur rrugën Jezusit, u përket gjithë të krishterëve, të thirrur për ta vënë tërë jetën në shërbim të Zotit.

Të enjten, në festën e Shën Gulielmit Abat, themelues i murgjërve të Montevergjine-s dhe Shën Galikanit, ipeshkëv i Embrunit, liturgjia na fton të lutemi, së bashku me Pasalmistin: “Na e jep, o Zot, gëzimin e pranisë sate”.

Ashtu si Abrahamin, Zoti na urdhëron edhe ne: “Ec para meje dhe ji i përsosur!”. Vetëm kështu mund t’i përngjasim e të bëhemi shembëlltyrë e Tij. Ky është meditimi kryesor i së premtes, ditëfeste e Shenjtorëve Gjoni e Pali, martirë dhe e Shën Hosé Maria Escrivá de Balaguer, meshtar, themelues i Opus Dei.

Të shtunën do të përkujtohen Shën Çirili i Aleksandrisë, ipeshkëv e doktor i Kishës dhe e Lumja Maria Mastena. Liturgjia e festës na kujton se Abrahami, që ecte në rrugën e fesë, mësoi t’i mikpresë të gjithë e, duke bërë kështu, mikpriti tre të huaj, i strehoi e u shtroi bukën, pa u kujtuar fare se po priste vetë Zotin.

E diela e ardhshme është e 13-ta e kohës së zakonshme gjatë vitit kishtar, festë e Shën Ireneut dhe Shën Palit I papë.







All the contents on this site are copyrighted ©.