2009-06-21 17:23:31

Benedikti XVI në Engjëllin e Tënzot: mikpritja e refugjatëve është detyrë, ndonëse e vështirë.


(21.06.2009 RV)RealAudioMP3 Në lutjen e Engjëllit të Tënzot, si kujtoi devocionin e thellë të Shën Pios për Zojën e Bekuar, Papa ia besoi Virgjërës Mari të gjithë: bashkësinë e kapuçinëve, të sëmurët, personelin që i mjekon, Shtëpinë e lehtësimit të vuajtjes, grupet e lutjes. Në vijim, iu lut Zojës së Bekuar e Shën Pios të ndërmjetësojnë për Vitin Meshtarak, që sapo filloi. Papa u lut edhe për refugjatët, duke kujtuar se dje kremtohej Dita që u kushtohet nga OKB-ja:
“Të shumtë janë njerëzit, të cilët kërkojnë strehë në vende të tjera, duke ikur nga lufta, persekutimi, fatkeqësitë e natyrës; strehimi i tyre, që krijon vështirësi jo të pakta, është detyrë e të gjithëve”.
Kështu u shpreh Benedikti XVI e në përfundim u lut që, me ndihmën e Zotit e me impenjimin e të gjithëve, të zhduken shkaqet e këtij fenomeni tejet të trishtuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.