U paraqit në Vatikan dokufilmi mbi Jezuitin ‘Atë Mateo Riçi’, realizuar nga regjisori
Gjon Kolndrekaj
(19.06.2009 RV)Mbrëmë në Vatikan
u paraqit filmi dokumentar, titulluar ‘Mateo Riçi. Një Jezuit në mbretërinë e Dragoit”,
kushtuar jetës dhe veprimtarisë së misionarit të madh të shekullit XVI që, me emrin
Lì Mǎdòu në gjuhën mandarine, u bë bir në shpirt i këtyre trojeve, të cilat
shumkush në perëndim i konsideronte si fundi i botës. Ishin të pranishëm kardinajtë
Ruini, Dias e Montexemolo; sekretari personal i Benediktit XVI, imzot Genshvain; imzot
Çeli; zëdhënësi i Atit të Shenjtë, jezuiti Atë Federiko Lombardi, drejtor i Qendrës
Televizive të Vatikanit dhe i Radios sonë, ambasadori i Kinës pranë selisë apostolike,
zotiWang- Larry Yu-Juan dhe ai i Kosovës, zoti Albert Prenkaj. Duke
u marrë me figurën e tij madhore - pohon regjisori kosovarGjon Kolndrekaj
– njoha një personalitet me dhanti të jashtëzakonshme, një rregulltar që ishte
i aftë të ngjallte në zemrën e çdo njeriu, fenë e shpresën. Por, ta dëgjojmë vetë
regjisorin e mirënjohur, në mikrofonin e don David Gjugjës:...........