Sonte, në Sheshin e Shën Pjetrit, natë lutjeje për Papën.
(19.06.2009 RV)Të lutemi për Papën e për misionin e tij, me frymë shërbimi
e dashurie për Kishën universale: me këtë qëllim, në sa ne transmetojmë, në Sheshin
e Shën Pjetrit po mbahet një natë lutjesh për Atin e Shenjtë dhe papninë e tij. Kremtimet,
që arritën në edicionin e pestë, i kryeson kardinali Anxhelo Komastri, mëkëmbës i
përgjithshëm për Qytet-Shtetin e Vatikanit. Në këtë kremtim mund të bashkohen simbolikisht,
mbarë besimtarët e botës.