2009-06-19 17:43:16

Samiti i Novi Sadit bashkon 14 Shtete Evropiane


(19.6.2009 RV)Në samitin treditësh, i cili u hap mbrëmë në Novi Sad të Serbisë, marrin pjesë presidentët e 14 shteteve evropiane. Është paralajmëruar se në këtë tubim do të diskutohet për çështje ekonomike, të energjisë dhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Në samit marrin pjesë presidentët nga Austria, Bosnjë Hercegovina, Bullgaria, Çekia, Kroacia, Italia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Polonia, Sllovakia, Sllovenia, Ukraina dhe Serbia.







All the contents on this site are copyrighted ©.