2009-06-19 17:34:27

Khamenei i thotë mjaft protestave, populli ka zgjedhur Ahmedinexhadin


(19.6.2009 RV)Udhëheqësi Suprem i revolucionit, Ayatollah Ali Khamenei ka rudhčruar t’i jepet fund protestave në Iran e ka deklaruar se nuk do të bie në ndikimin e sheshit dhe ka konfirmuar zgjedhjen e Mahmud Ahmendinexhadit.Pra, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, deklaroi se qytetarët e Iranit kanë zgjedhur atë që kanë dashur për president në zgjedhjet e javës së kaluar në Iran. Khamenei pohoi se nuk ka pasur mashtrime apo manipulime në zgjedhjet e 12 qershorit, në të cilat, sipas autoriteteve, me shumicë votash ka fituar presidenti Mahmud Ahmedinexhad por jo sipas partive opozitare, të cilat akuzojnë për manipulim e vjedhje të vota.
Kështu, zgjedhjet presidenciale në Iran u pasuan nga protesta masive të opozitës për shkak të rizgjedhjes president të Ahmedinexhadit. Khamenei ka kërkuar që protestat të ndalen, sepse sipas tij, për rezultatin e zgjedhjeve është vendosur në kutitë e votimeve e nuk mund të vendoset në rrugë. Khamene theksoi se liderët politikë do të përgjigjën për çfarëdo lloj dhune e që përpiqen të dëmtojnë besimin e qytetarëve në sistemin shtetëror, duke e vënë në dyshim rregullsinë e rezultatin të zgjedhjeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.