2009-06-18 17:56:23

Shfaqet në Vatikan premiera e filmit dokumentar të regjisorit shqiptar Gjon Kolndrekaj kushtuar jezuitit misionar në Kinë, Mateo Riçi.


(18.06.2009 RV)RealAudioMP3 Sonte në Romë u shfaq premiera e filmit dokumentar “Mateo Riçi, një jezuit në mbretërinë e dragoit” me regjisor Gjon Kolndrekajn, realizuar në bashkëpunim me RAI dhe shërbimet editoriale. Mbrëmja ishte organizuar nga Këshilli Papnor për Komunikimet Shoqërore, nga Kuria e Shoqërisë së Jezuitëve e nga dioçeza e Maçeratës-Rekanati-Tolentino-Çingolo dhe Trei.
Filmi dokumentar, me muzikë të Stelvio Qiprianit, është xhiruar në Kinë dhe në Itali e zgjat 50 minuta. Mateo Riçi, nderi i etërve jezuitë, është një nga misionarët më të njohur të Shoqërisë së Jezusit, i cili jetoi e punoi në Kinë për ungjillëzimin e popullit kinez nga viti 1582 deri në vitin 1610.
Regjisori kosovar Gjon Kolndrekaj ka realizuar edhe dokumentarë të tillë të njohur si për shembull ato kushtuar Shën Palit Apostull, Shtegtime në Vende të Shenjta, kushtuar të së Lumes Nënë Terezë apo piktorit të njohur shkodran Lin Delija.







All the contents on this site are copyrighted ©.