2009-06-17 17:34:48

Në Kajro, mbledhje e ministrave të jashtëm të vendeve arabe


(17.06.2009 RV)RealAudioMP3 Sot në Kajro të Egjiptit janë mbledhur ministrat e jashtëm të vendeve arabe për të diskutuar mbi propozimet amerikane për procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Është një ngjarje me rëndësi, po të merren parasysh deklaratat e fundit të qeverisë izraelite për krijimin e mundshëm të një shteti palestinez. Por cili është qëndrimi i botës arabe për të ardhmen e marrëdhënieve izraelito-palestineze? Të dëgjojmë ekspertin italian të Lindjes së Mesme, Xhorxho Bernardeli:
Është e vërtetë se Netanijahu e tha më në fund fjalën e famshme mbi shtetin palestinez, por duke vënë dy kushte tepër të rënda: i pari është çmilitarizimi i shtetit të ri dhe, i dyti, edhe më i rëndë, është që Jeruzalemi nuk preket. Askush, në botën palestineze, nuk do të pranojë kurrë të fillojë bisedime të vërteta me këto kushte.
Roli i SHBA-ve është i rëndësishëm në ndërmjetësimin ndërkombëtar, i cili sigurisht do të jetë i nevojshëm…
Besoj që po. SHBA-të kanë vendosur të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë fazë e procesi i paqes do të jetë i gjatë. Izraeli ka një politikë, që shkon në kahen diametralisht të kundërt me procesin e paqes dhe, të mos harrojmë, se autoriteti palestinez përjeton një krizë të thellë prej muajsh. Por, faktikisht, impenjimi i administratës amerikane, me praninë e Xhorxh Miçëllit në terren, po i ndryshon kartat mbi tryezë.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.