2009-06-17 17:34:22

Në Brazil vritet një meshtar i impenjuar në baritorinë rinore


(17.06.2009 RV)RealAudioMP3 Dhimbje dhe zemërim në Kishën braziliane. Një nga meshtarët më të vlerësuar, atë Zhizlej Azevedo Gomes, ndër përgjegjësit për baritorinë e të rinjve në Konferencën Ipeshkvnore të vendit, është vrarë brutalisht. Ishte vetëm 31 vjeç. Është viktimë e dhunës që luftonte – nënvizojnë ipeshkvijtë e Brazilit. Policia ka arrestuar katër vetë, prej të cilëve njëri, minoren. Ata kanë pranuar se e kanë vrarë meshtarin me një plumb në fytyrë e dy në kokë. E gjithë kjo, për t’i vjedhur një çek prej 300 eurosh dhe dy karta krediti. Ja ç’pati thënë vetë atë Zhizlej në mikrofonin e Radio Vatikanit, kur erdhi për vizitë në Romë në prillin e kaluar:
“Não podemos deixar de priorizar a opção pelos jovens empobrecidos..."
“Nuk mund të mos e kemi përparësi opcionin për të rinjtë e varfër. Në rastin e Brazilit, vend ku treguesi i dhunës është i lartë, e dimë se sa kujdes i veçantë u duhet kushtuar të rinjve të varfër, të periferisë, të rinjve zezakë, që janë më të brishtët në shoqërinë e sotme. Me shumë trishtim, ju them se në Brazil, humbin çdo vit 45-50 mijë të rinj, për shkak të episodeve të dhunës. Gjithçka për gjëra që mund të shmangen. Nëse do të kishte më tepër drejtësi në vend, veprimtaria jonë ungjillëzuese do të arrinte më lehtë tek të rinjtë, do të kishim më shumë grupe të rinjsh në bashkësitë tona kishtare! I ftojmë të gjithë të luftojnë kundër dhunës, që po vret rininë e po e privon Kishën, familjen e shoqërinë nga jeta e tyre”.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.