Benedikti XVI: G8 politik, t’i dëgjojë liderët fetarë.
(17.06.2009 RV)Fetë mund t’i ndihmojnë
shumë liderët politikë: këtë ripohoi, sot paradite, Benedikti XVI i cili, duke folur
me shtegtarët e gjuhës angleze, të pranishëm në audiencën e përgjithshme, u drejtoi
një përshëndetje të posaçme pjesëmarrësve në takimin e rangut të lartë të liderëve
fetar me rastin e G8 së tyre. Në këtë takim, që përfundoi sonte në Romë, morën pjesë
njëqind prijës fetarë, të mbledhur së bashku për të ripohuar rolin e besimtarëve në
ndërtimin e një bote me paqe e siguri. E Benedikti XVI e mbështeti fuqimisht rolin
e liderëve fetarë botëror në favor të paqes dhe vlerësoi ‘G8 të feve’, nismë që flet
vetë për rolin themelor të vlerave shpirtërore në jetën e popujve e të individëve.
Në audiencën e përgjithshme, duke i falënderuar organizatorët e takimit të madh të
feve, Papa u shpreh kështu: I am confident that it will do much to draw
the attention… Jam i sigurtë se kjo ngjarje e madhe do të bëjë shumë
për të tërhequr vëmendjen e liderëve politikë të botës mbi rëndësinë e feve brenda
indit të çdo shoqërie. Ky samit – shtoi Ati i Shenjtë – vë theksin mbi detyrën e
liderëve për të promovuar ligje e politika, që vihen plotësisht në shërbim të së mirës
së përbashkët”.