Më 16 qershor kalendari kishtar përkujton Shenjtorët Julita e Kuiriku
(16. 06. 09 RV.)Nënë e bir, janë dy
figura që lidhen në mënyrë të pazgjidhshme me njëra-tjetrën. Kuiriku është një
ndër fëmijët e pafajshëm që mbyti Herodi në Betlehem, duke dashur të zhdukë Krishtin
Fëmijë. Kur nisi masakra, Julita, vejushë e re, e bukur e shumë e pasur, për ta shpëtuar
të birin e vetëm, Kuirikun, iku nga Betlehemi. Por u kap në afërsi të Tarsit dhe iu
nështrua torturave më mizore, për të mohuar Krishtin. Për këtë kriminelët përdoren
të birin: e kapën foshnjën nga njëra këmbë dhe e mbajtën pezull, në pritje që e ëma
të mohonte fenë e krishterë. Por me që ajo vijoi ta pohonte pa asnjë lëkundje, e lëshuan
foshnjën, që ra përdhé tek këmbët e Julitës me kokën e coptuar. Trutë e birit të vetëm
spërkatën rrobet e nënës, së cilës më pas iu pré koka. Kuiriku është një nga martirët
më të njohur të lashtësisë së krishterë, kulti i të cilit u përhap kudo. E dëshmojnë
këtë kishat që iu kushtuan në Siri, Palestinë, Ponto, Itali, Francë, Spanjë e vise
të tjera. Devocioni për Nënën e Birin është shumë i përhapur në kishat sllave të traditës
bizantine. Ikonografia i paraqet gjithnjë së bashku.