2009-06-16 18:03:24

Jemeni kërkon pengëmarrësit e nëntë të huajve.


(16.06.2009 RV)Autoritetet e Jemenit paguajnë 25 mijë dollarë atyre që japin informata mbi grupin terrorist që sekuestroi nëntë persona në veri të vendit. Prej tyre, u ekzekutuan tri gra, dy nga të cilat studionin teologji në një shkollë ungjilltore në Gjermani. Gjithashtu bëhet e ditur se tre nga gjashtë personat e tjerë janë fëmijë.
Sipas analistëve vrasja e tri grave mban vulën e veprimeve të Al Kaedës, sado që deri tani as pengmarrja e as vrasjae tri grave nuk është marrë përsipër nga kjo organizatë terroriste.







All the contents on this site are copyrighted ©.