2009-06-15 18:04:19

Kryqi i Kuq mbush 150 vjet


(15.06.2009 RV)Lëvizja Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe e Gjysmëhënës së Kuqe mbush 150 vjet dhe feston duke u kthyer në origjinë. Nga 23 deri më 28 qershor do të festohet në Solferino të Mantovës, në Itali, aty ku më 1859 Henri Dunant, pas njërës prej betejave më të përgjakshme të Rilindjes, pati idenë të ndihmojë mijëra të plagosurit, pavarësisht nga përkatësia e tyre. Që atëherë e deri më sot, vlerat e universalitetit, neutralitetit dhe pavarësisë, janë karakteristika e një rrjeti prej 186 degësh kombëtare me mëse 98 milion vullnetarë aktivë, në pikat më kritike të globit. Historia dhe idealet e Kryqit të Kuq do t’u tregohen rreth 4000 të rinjve, që priten në Solferino, me muzikë, laboratore dhe takime.







All the contents on this site are copyrighted ©.