2009-06-13 15:13:25

Shenjtorët e javës që vjen


(13.06.2009 RV)RealAudioMP3 Të dielën, 14 qershor, Kisha Katolike kremton festën e Korpit e Gjakut të Krishtit, apo Corpus Domini. Është kremtim i Eukaristisë, që i ka fillesat në vitin e largët 1246, në dëshirën e një murgeshe që deshi ta festojë larg nga atmosfera e Javës Shenjte. Njihet mrekullia e Bolsenës, në Itali, kur një meshtari i pikoi Hostja gjak, sapo dyshoi nëse vërtet në Hosten e Shenjtë është Korpi i Krishtit. Kisha kremton edhe festën e Shën Elizeut profet.


Të hënën, 15 qershor, Kisha kujton shën Viton, shën Bernardin nga Mentone, shën Gjermanën Kuzin, virgjër, të Lumin Luigji M. Palacolo. Të galdojmë sëbashku në Zotin që na shëlbon.


T’i këndojmë Zotit me jetën tonë. Propozimi i Jezusit duket i çuditshëm: të duash atë që të urren është karakteristikë e dishepujve të Krishtit, që mund ta bëjë të re botën. Të martën e javës që vjen shenjtorët Kuiriko e Xhulita, e Lumja Maria Tereza Sherer na kujtojnë pikërisht këtë të vërtetë.


Më 17 qershor, ditën e mërkurë, festohen shenjtorët Biaxho e Diogjeni, shën Ranieri, i Lumi Paolo Buralo. Është i bekuar ai që dhuron me gëzim. Dishepujt e Krishtit nuk duan të duken, por i shërbejnë së vërtetës në fshehtësinë e zemrës. Kjo është dëshmia e vërtetë.


Dashuria dhe e vërteta janë drejtësia e Zotit. Marrëdhëniet me Zotin nuk dallohen nga gjeste të jashtme, por nga liria që vjen përmes intimitetit me Atin Qiellor. Të enjten, 18 qershor, kujtojmë shenjtorët që kanë pasur këtë karakteristikë: shenjtorët Marku e Marçeliani, martirë romakë, shën Gregorin Barbarigo, shën Marinën, të Lumen Ozana Andreasi.


Të premten, më 19 qershor, Kisha Katolike feston Solemnitetin e Zemrës së Shenjtë të Krishtit. Krejt muaji i qershorit i kushtohet Zemrës së Krishtit. Ajo është sinteza e misterit të shëlbimit, pasi qe forca e dashurisë së kësaj zemre, që vuri në kryq Shëlbuesin tonë. Në këtë ditë kujtohen edhe Shën Romualdi, shenjtorët Xhervazio dhe Protazio, shën Xhuliana Falkonieri. Papa Benedikti XVI do të shpallë fillimin e Vitit Meshtarak.


Menjëherë pas Zemrës së Krishtit, të shtunën, më 20 qershor, Kisha nderon Zemrën e Papërlyer të Shën Marisë. Galdoj në Zotin, shpëtimin tim. Zoja ruan në zemër misterin e Birit të vet. Shembulli i saj e nxit çdo të krishterë të lutet që të bëjë pjesë në planin e Hyjit. Po të shtunën, bie festa e shën Silverit, papë e martir dhe e shën Gobanos.


Të dielën e ardhshme, 21 qershor, e diela XII e kohës së zakonshme të vitit kishtar, kremtohet festa e shën Luigj Gonzagës, rregulltar jezuit, pajtor i rinisë katolike. Benedikti XVI do të shkojë në San Xhovani Rotondo në Itali, për t’u lutur pranë varrit të Shën Piut nga Pietrelçina.








All the contents on this site are copyrighted ©.