2009-06-13 15:04:50

Kolumbi: vritet një pedagog katolik


(13.06.2009 RV)Dhimbje e revoltë në Kolumbi për vrasjen e një katekisti e pedagogu katolik të doktrinës shoqërore të Kishës. Të enjten, më 11 qershor, në rajonin verilindor të vendit, Arauka, një grup guerrilasish vrau Humberto Eçeverri Garro. Kisha e dënoi menjëherë aktin, duke shprehur shqetësimin e saj të thellë për përfshirjen e një numri gjithnjë e më të madh të civilëve në konfliktin ndërmjet guerrilasve dhe forcave qeveritare në Kolumbi.







All the contents on this site are copyrighted ©.