2009-06-12 16:46:37

Dita Botërore kundër punës së fëmijëve: të mos shfrytëzohet puna e vajzave të vogla.


(12.06.2009 RV)RealAudioMP3 “T’u japim një mundësi vajzave”: kjo është tema e Ditës Botërore kundër punës së fëmijëve, e cila sivjet feston edhe 10-vjetorin e miratimit të Konventës ndërkombëtare për zhdukjen e formave më të rënda të shfrytëzimit të punës së të miturve. Vlerësohet se rreth 100 milion vajza të vogla janë të detyruara të punojnë brenda ose jashtë shtëpisë. Të dëgjojmë prof. Fulvio Rozatin e Organizatës Botërore të Punës:
Shpesh vajzat punojnë në sektorë veçanërisht të rrezikshëm, siç është rasti më dramatik i shfrytëzimit seksual të të miturve, por edhe rasti i punës së vajzave si shërbëtore nëpër shtëpitë e të tjerëve. Kjo punë është nënvleftësuar, pasi ka aspekte që nuk janë kaq të qarta. Jo gjithnjë vajzat përdoren për punë të paguar, por edhe nëse e kalojnë pjesën më të madhe të ditës duke u marrë me shtëpinë, me vëllezërit e motrat më të vogla, me prindërit e sëmurë, natyrisht nuk mund të shkojnë në shkollë, ose edhe kur shkojnë arrijnë rezultate të dobta, kështu që e ardhmja e tyre kompromentohet.







All the contents on this site are copyrighted ©.