Terrorizëm: në Itali arrestohen pasardhësit e Brigadave të Kuqe
(11.06.2009 RV)Qëndrojmë në Itali,
ku sot, gjatë një operacionit të Digosit (skuadrat speciale të policisë) në Romë,
u arrestuan gjashtë vetë me akuzën për terrorizëm. Sipas ministrit të brendshëm italian,
Roberto Maroni, ata po ngrinin një strukturë operative si të Brigadave të Kuqe, për
të kryer aksione të bujshme. Organizata me prirje marksiste-leniniste kishte si synim
mbledhjen e G8-ës në Akuila, e cila do të zhvillohet në korrik.