2009-06-11 18:42:31

OKB-ja pezullon veprimtarinë në Pakistan


(11.06.2009 RV)RealAudioMP3 OKB-ja ka pezulluar çdo aktivitet në Pakistan, pas atentatit që të martën u mori jetën 18 personave në Peshauar. Ndër ta, edhe dy funksionarë të Kombeve të Bashkuara. Gjithsesi, i dërguari amerikan në Pakistan dhe Afganistan, Riçard Holbruk deklaroi se Islamabadi është i vendosur të luftojë terrorizmin. Fatkeqësisht, ofensiva kundër talebanëve në luginën e Suatit dhe në Vaziristan e ka keqësuar gjendjen humanitare, një emergjencë që përfshin 3 milion vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.