2009-06-11 18:42:17

Lideri i Libisë, Gedafi në Romë. Manifestime e polemika.


(11.06.2009 RV)RealAudioMP3 Protesta e manifestime kanë shoqëruar vizitën e liderit libik, Muhamar Gedafi në Romë. Sot, ai mbajti një fjalim në Pallatin Gjustiniani të Senatit e në Universitetin “La Sapienza”, ku protestat e studentëve nuk munguan. Aty i dhanë diplomën “honoris causa” në jurisprudenzë.
Është vizita e parë zyrtare e Gedafit në Itali, pasi qeveria e Berluskonit i kërkoi falje Libisë për krimet e kryera gjatë kolonizimit fashist të vendit në vitet 1911-1943 e pas 5 miliard dollarëve, që Roma do t’i paguajë Tripolit në 20 vjet. Në këmbim, Gedafi ka nënshkruar marrëveshjen për patrullimin e brigjeve libike, në mënyrë që të mos nisen emigrantë klandestinë për në Itali. Kjo e fundit merr një të katërtën e naftës që i duhet pikërisht nga Libia. Fjalimet e Gedafit në Romë kanë pa dyshim shijen e kompromisit me një diktator, të cilit i lejohet të flasë edhe kundër parimeve të demokracisë, për hir të interesave.







All the contents on this site are copyrighted ©.