2009-06-10 18:04:19

U paraqit edicioni i 30-të i Mitingut të Riminit me titull: “Njohja është gjithnjë ngjarje”.


(10.06.2009 RV)“Njohja është gjithnjë ngjarje”: ky është titulli i Mitingut për Miqësinë ndërmjet popujve 2009, edicioni i 30-të i të cilit sivjet do të mbahet më 23 deri më 29 gusht, në kornizën e zakonshme rimineze. Mitingu lindi nga ideja se miqësia e uniteti ndërmjet njerëzve e popujve është i mundshëm e nga pasioni i një edukatori të madh, si don Gjusani. Këtë nënvizoi dje në Romë, gjatë paraqitjes së Mitingut, kryetarja Emilia Guarnieri, duke folur për 30 vjet jete të kësaj ngjarjeje, e cila fuqizon lidhjet e miqësisë ndërmjet njerëzve e popujve. I pranishëm edhe Ministri italian i Punëve të Jashtme, Franko Fratini, e personalitete të tjera politike, civile e kishtare.







All the contents on this site are copyrighted ©.