2009-06-10 18:03:28

Botohet programi i vizitës baritore të Atit të Shenjtë në San Giovanni Rotondo, më 21 qershor.


(10.06.2009 RV)RealAudioMP3 Sot u njoftuan zyrtarisht takimet e vizitës baritore të Benediktit XVI në San Giovanni Rotondo, më 21 qershorin e ardhshëm. Papa do të niset në orën 8. 00 me helikopter nga eliporti i Vatikanit, për të arritur në 9.15 në Fushën e Sportit ‘Antonio Masi’ të San Giovanni Rotondo-s. Njëzet minuta më pas do të vizitojë privatisht Shenjtëroren e Shën Marisë së Hireve e do të gjunjëzohet për t’u lutur pranë relikeve të Shën Piut nga Pietrelçina, që pushojnë në paqe në kriptë.
Me besimtarët do të takohet në orën 10. 30 në tremen e Kishës kushtuar fratit kapuçin, ku Benedikti XVI do të kryesojë Meshën Shenjte e do të mbajë edhe homelinë, për ta përfunduar, më pas, kremtimin, me lutjen e Engjëllit të Tënzot.
Pasdite, në orën 16. 30, Papa do të takohet, në hajatin e madh të Shtëpisë së Lehtësimit të Vuajtjes, me të sëmurët, personelin mjekësor e drejtuesit, të cilët do t’i përshëndesë. Në orën 17. 30 e kanë radhën priftërinjtë, rregulltarët, rregulltaret e të rinjtë në Kishën e Shën Piut nga Pietrelçina.
Vizita do të përfundojë pas orës 18. 00, kur Benedikti XVI do të riniset me helikopter për t’u kthyer në Vatikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.