2009-06-09 13:57:58

Shën Pali na shpalos vlerat e Krishtit. Nesër në Prishtinë Simpoziumi kushtuar Apostullit të popujve.


(09.6.2009 RV)RealAudioMP3 Shën Pali shpalos vlerat e krishtera e na tregon udhën e Ungjillit për të mirën e përbashkët. Që nga çasti i kthesës së madhe në jetën e Shën Palit, pas takimit me Krishtin e ngjallur, në jetën e tij hyri Jezusi dhe e shndërroi nga persekutues, në apostull. Nga ky takim fillon misioni i Palit, i cili nuk mund të jetonte si më parë, tani e ndjente veten të ngarkuar nga Zoti me detyrën për të shpallur Ungjillin e tij, si apostull të gjithë popujve.
Në kuadrin e Vitit Jubilar kushtuar Shën Palit Apostull, nesër më 10 qershor pranë bibliotekës universitare në Prishtinë, do të mbahet një Simpozium shkencor kushtuar Apostullit të Popujve, ungjillëzuesit të popullit shqiptar. Simpoziumi organizohet nga Kisha katolike e Kosovës në bashkëpunim me Parlamentin e Prishtinës e me pjesëmarrje të studiuesve të ndryshëm.
Sot në pjesën e dytë të bisedën telefonike me don Lush Gjergjin, famullitar të Prizrenit, do të flasim mbi shembullin e Shën Palit Apostull për besimtarët e krishterë e çdo njeri vullnetmirë dhe programet e Kishës së Kosovës për mbylljen e Vitit Jubilar kushtuar Shën Palit. Ta dëgjojmë pra pjesën e dytë të intervistës me dom Lush Gjergjin... RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.