Persekutimi nuk mund ta zhdukë forcën e Fjalës së Zotit: kështu kardinali Bozaniç,
duke kujtuar martirizimin e shën Kuirinit.
(09.06.2009 RV)Kardinali Josip Bozaniç, kryeipeshkëv i Zagrebit, kryesoi të
enjten e kaluar në ishullin kroat të Krkut kremtimet e 1700 vjetorit të martirizimit
të ipeshkvit Shën Kuirini. Në vitin 309, ku shenjt u hodh me një gur në qafë në lumin
Sava, pasi nuk pati pranuar të mohojë fenë e krishterë. Freskia e dëshmisë së tij
– nënvizoi prelati – është në kontrast me “modelet e paraqitura nga ata që sot përpiqen
të bëhen popullorë me çdo mënyrë”. Duke kujtuar edhe martirët e regjimit komunist,
në veçanti kardinalin Alojzije Stepinac, kardinali Bozaniç theksoi se persekutorët
nuk e kanë kurrë fjalën e fundit. Nuk ekziston sistem politik e as persekutim, që
mund të eliminojë forcën e Fjalës së Zotit.