2009-06-09 16:06:00

Kardinali O’Brajën, i dërguar i veçantë i Papës në Irlandë, për 100-vjetorin e kishës së Shën Kolumbit në Deri


(09.06.2009 RV)Kardinali Keit Majkëll O’Brajën është që dje në Deri të Irlandës, si i dërguar i veçantë i Papës Benedikti XVI për festimin e 100-vjetorit të kishës së Shën Kolumbit, e njohur edhe si Long Tauër (Kulla e gjatë). Kjo kishë ndodhet në vendin ku më parë ngrihej kuvendi i Shën Kolumbit, i ndërtuar në vitin 546. Bashkësia katolike irlandeze është e lidhur shpirtërisht në mënyrë të veçantë me bashkëpajtorin e saj, shën Kolumbin, i cili themeloi shumë kuvende e dha shembullin e një misionari të shndritur nga Zoti.







All the contents on this site are copyrighted ©.