2009-06-08 13:24:39

Çesk Zadeja, njëri prej themeluesve të muzikës shqiptare


Më 8 qershor 1927 u lind në Shkodër Çesk Zadeja, njëri prej themeluesve të muzikës shqiptare. U diplomua në Konservatorin "Santa Çiçilia" të Romës. Që në bangat e shkollës ka qenë këngëtar i korit dhe instrumentist i orkestrave shkollore dhe të qytetit. Në vitet 1946-1947 ka drejtuar redaksinë e muzikës në Radio Tirana dhe më pas dirigjent i Ansamblit të Ushtrisë. Çesk Zadeja u bë i njohur dhe zuri një ndër vendet e korifeut të muzikës sonë pas përfundimit shkëlqyeshëm të Konservatorit "Çajkovski" të Moskës. Fill pas diplomimit ai përfundoi Simfoninë me të cilën fitoi çmimin e parë kombëtar. Zadeja ka dhënë ndihmesën e tij si udhëheqës artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, si pedagog në Konservatorin e Tiranës, si udhëheqës artistik i Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë. Ai mban titujt "Artsit I Popullit" dhe "Profesor", si dhe ka merituar shumë urdhëra dhe çmime. Disa veprimtari kombëtare muzikore mbajnë emrin e tij. Nga ATSH-ja.







All the contents on this site are copyrighted ©.