2009-06-08 16:23:53

Zgjedhjet në Liban: fiton partia filo-perëndimore, humbin hezbollahët.


(08.06.2009 RV)Zgjedhjet janë zhvilluar dje edhe në Liban, ku “Alenaca e 14 marsit”, e udhëhequr nga filo-perëndimori, Saad Hariri, fitoi shumicën e votave, duke marrë 71 nga 128 vendet e parlamentit. Opozitës së udhëhequr nga partia shiite filo-iraniane, Hezbollah i shkojnë ndërkaq 57 vende. Zgjedhjet konsiderohen tepër të rëndësishme për të ardhmen e Libanit, por gjendja është e vështirë për t’u interpretuar, siç shpjegon në mikrofonin tonë ipeshkvi i Biblosit të Maronitëve, imzot Bekara Raji:
Nuk mund të themi se rezultati ka qenë sukses për njërën anë e humbje për tjetrën. Opinioni publik priste një lloj ekuilibri. Edhe sepse Libani nuk mund të zhvillohet vetëm nga një krah, në kuptimin që sistemi libanez bazohet mbi konsensusin e mbi pjesëmarrjen e të gjitha fraksioneve. Mund të themi se rezultati është si e prisnin libanezët. Kur flasim për shumicën apo opozitën në parlament, flasim në fakt, për një konflikt rajonal e ndërkombëtar, një konflikt ndërmjet sunitëve dhe shiitëve. Këtu jemi gati të telekomanduar nga marrëveshjet rajonale e ndërkombëtare.







All the contents on this site are copyrighted ©.