2009-06-08 16:23:25

Zgjedhjet evropiane: vota dënon socialistët, Evropa më e gjelbër


(08.06.2009 RV)RealAudioMP3 Fitore e forcave të djathta në zgjedhjet e shtata evropiane, në të cilat socialistët humbin rëndë, rriten partitë ekologjiste dhe e djathta ekstreme, duke shkaktuar një copëzim të mëtejshëm të grupimeve. Zgjedhjet u karakterizuan edhe nga një rekord negativ. Morën pjesë vetëm 43,24% e zgjedhësve, duke treguar kështu një rënie të ndjeshme të interesit për institucionet e Bashkimit Evropian.
Partia Popullore konfirmohet si forca e parë e Europarlamentit, me fitore në vendet kryesore, nga Franca në Spanjë, nga Gjermania në Itali. Ajo ka marrë 267 vende nga 736 të mundshmet, ndërsa socialistët kanë marrë 159, liberaldemokratët 81 dhe të Gjelbërtit, në rritje, 54 vende.








All the contents on this site are copyrighted ©.