2009-06-08 16:24:06

Zgjedhjet administrative në Serbi: humbin ultranacionalistët.


(08.06.2009 RV)E vazhdojmë akoma me zgjedhje, kësaj radhe në Serbi. Në administrativet e zhvilluara dje në disa komuna të vendit, humbi rëndë Partia Radikale serbe e liderit ultranacionalist, Vojisllav Sheshelj, i cili ndodhet në Hagë, i akuzuar për krime lufte. Fajin për këtë e ka ndarja, me largimin e delfinit të Shesheljit, Tomislav Nikoliç, i cili është në krye të Partisë së re serbe të Progresit. Në kështjellën e radikalëve, në Zemun, në periferi të Beogradit, kjo parti ka fituar 35% të votave, ndërsa ajo radikale jo më shumë se 10%. Në shumicën e komunave ka fituar koalicioni në pushtet, i kryesuar nga presidenti Boris Tadiç.








All the contents on this site are copyrighted ©.