2009-06-08 13:24:15

Më 8 qershor 1455 beteja e Gjergj Kastriotit kundër frocave osmane në Berat


Më 8 qershor 1455 u zhvillua beteja e ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti kundër forcave osmane në Berat. Shqiptarët rrethuan qytetin dhe u dhanë pushtuesve 11 ditë afat për t'u dorëzuar. Në krye të një pjese të ushtrisë Gjergj Kastrioti shkoi në jug për çlirimin e një kështjelle më të vogël. Komandanti turk Isa bej Evrenozi duke përfituar nga mungesa e Skënderbeut dhe tradhëtia e Moisi Golemit me një marshim të shpejtë arritën afër Beratit dhe i goditën në befasi forcat shqiptare. Ushtria shqiptare pësoi një disfatë shumë të rëndë. Vetëm sulmi i furishëm i Skënderbeut bëri të mundur që ushtria mos të asgjësohej tërësisht dhe të tërhiqej me humbje të rënda nga rrethinat e Beratit. Kjo ishte e vetmja disfatë e Skënderbeut gjatë epopesë 25 vjeçare që u zhvillua nën drejtimin e tij. Nga ATSH-ja







All the contents on this site are copyrighted ©.