2009-06-06 14:37:19

Fretërit e Vegjël në Shqipëri, në intervistën me Provincialin, atë Gazmend Tinaj


(06.06.2009 RV)Java e kaluar qe e rëndësishme për françeskanët e Urdhërit të Fretërve të Vegjël, të cilët, më 4 qershor, gjatë Kapitullit të 187-të të përgjithshëm zgjodhën Provincialin e ri. Ai është atë Hozé Rodrigez Karbalo, 56 vjeçar, i cili mori kështu mandatin e dytë në krye të fretërve. Riti i zgjedhjes u kryesua nga i dërguari i Papës, kardinali Zhozé Saraiva Martins, i cili i dorëzoi Fra Karbalos “vulën e krejt Urdhërit të Fretërve të Vegjël”. Kujtojmë se në botë numërohen rreth 15 mijë françeskanë të këtij urdhëri, të shpërndarë në 113 vende. Ata janë të pranishëm edhe në Shqipëri, ku prej shekujsh kanë kryer një punë të mrekullueshme për vlerësimin e kulturës së popullit e për brumosjen e tij me vlerat ungjillore. Të dëgjojmë për këtë Provincialin e fretërve në Shqipëri, atë Gazmend Tinaj, në mikrofonin e don David GjugjësRealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.