Sot më 5 qershor, Kisha përkujton Shën Pjetrin e Korishës, Oshënar, nga Prizreni i
Kosovës.
(05.6.2009 RV)Pjetri është me prejardhje nga fshati Ujëmirë, që gjendet në
jug-lindje të Pejës. Pjetri u rrit shumë i varfër, jetonte me bukën që fitonte duke
lëvruar një copë toke (arë) tejet të vogël me një ka të verbër nga njëri sy. Pas vdekjes
së prindërve, u tërhoq në një vend të izoluar bashkë me të motrën Helenen. Më vonë,
u izolua brenda një shpelle në kodër të fshatit Korishë, jo larg Prizrenit, në Kosovë.
Pas një pendese të gjatë, në lutje e meditim të Fjalës së Zotit, Pjetri vdiq kah mbarimi
i shekullit XIII-të. Mbreti serbë, Stefan Dushani (1331-1355) dha urdhër që në
këtë vend të vdekjes së Shën Pjetrit, të ndërtohej një kishë, e cila u vu nën mbrojtje
të manastirit të Hilandarit mbi Malin Athos. Në vitin 1572 reliket e Pjetrit u bartën
në manastirin e Shën Mihillit Kryengjëll, në zonën e Ibrit, ku edhe gjenden e nderohen.