(05.06.2009 RV)Tani mund të përcaktohet
duke hyrë në seksionin meteorologjik të kanalit institucional (www.vaticanstate.va).
Temperatura, lagështira, trysnia atmosferike, forca e erës, shkalla e reshjeve: janë
vetëm disa të dhëna, që i ofrohen publikut nga shërbimi i ri meteorologjik, thjesht
mjet matjeje, të cilin mund ta shfrytëzosh vetëm me një klik. Sistemi bazohet
mbi një stacion meteorologjik të tipit “Davis Vantage pro 2”, vendosur që nga 1 marsi
i kaluar mbi çatinë e Pallatit të Governatoratit të Qytet Shtetit të Vatikanit. Është
mjet mjaft i ndërlikuar, instaluar larg çdo burimi, që mund ta pengojë për të arritur
parashikime të sakta. Por për ta kuptuar më mirë shërbimin që kryen stacioni i ri,
po sjellim vetëm një shembull: mësojmë se që kur filloi punën ky stacion, dita më
e nxehtë ka qenë e marta, 24 maj, me 32,2 gradë, ndërsa më e ftohta, e hëna, 22 prill,
me 9,3 gradë në orën 7.00; dita me reshje më të dendura, e marta, 28 prill, në orën
23. 30, kur niveli i reshjeve arriti në 6.4 milimetra; ndërsa fuqia më e madhe e
erës: 62mph,337, u mat të hënën, më 27 prill, në orën 16.30. Aktualisht të dhënat
nuk janë ende të plota, por në të ardhmen shërbimi do të jetë shumë më i pasur.