2009-06-05 16:12:51

Pa viza për në Evropë, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi


(05.06.2009 RV)Komisioni Evropian do të propozojë të hiqen vizat për lëvizjen në Evropë të qytetarëve të Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Sipas komisarit për drejtësinë dhe punët e brendshme, Zhak Barot, propozimi do të hidhet në votë e do të miratohet vetëm nëse të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të jenë dakord. I njëjti raport i Brukselit, që i konsideroi të plotësuara kriteret për tri vendet e përmendura, eliminon Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën nga lista e përfituesve.







All the contents on this site are copyrighted ©.