2009-06-05 16:12:39

Atentat në xhami në Pakistan


(05.06.2009 RV)Një bombë shpërtheu sot në një xhami në veriperëndim të Pakistanit. Sipas policisë, e cila flet për rreth 30 viktima, një terrorist i ngarkuar me eksploziv është hedhur në erë brenda xhamisë. Zona e ngjarjes, Diri i Epërm është në kufi me luginën e Suatit, teatër i ndeshjeve të përgjakshme ndërmjet forcave qeveritare dhe talebanëve. Që nga maji, rreth gjysëm milion vetë janë detyruar të largohen nga shtëpitë.







All the contents on this site are copyrighted ©.