2009-06-04 15:01:28

Kardinali Xhivish: Gjon Pali II frymëzoi rënien e Murit të Berlinit.


(04.5.2009 RV)Jo nga rënia e Murit të Berlinit, por nga mesazhi i Gjon Palit II në Gniezno të Polonisë në qershor të vitit 1979”, ka filluar procesi, që çoi në shembjen e ‘Perdes së Hekurt’: kështu pohoi kardinali i Krakovisë Stanislao Xhivish në një intervistë, dhënë Agjencisë Katolike të Informacionit, në Varshavë.
Sipas kryeipeshkvit të sotëm të Krakovisë e sekretarit personal të asokohshëm të Papës Gjon Palit II, ishte pikërisht vizita e parë e Papës Vojtila në Atdhun e tij (Poloni) nga data 2 deri më 10 qershor të vitit 1979, ngjarja më e rëndësishme që frymëzoi një proces që solli ndryshime të pashembullta.
Gjatë intervistës, të botuar pjesërisht të dielën e kaluar nga gazeta italiane ‘Avvenire’, lexojmë se “në Gniezno Ati i Shenjtë Gjon Pali II tregoi unitetin shpirtëror të Evropës së krishterë, të përbërë nga dy tradita të mëdha: atë të Perëndimit e të Lindjes. Sekretari i asokohshëm personal i Papës Vojtila, don Stanislao Xhivish në intervistë kujton se të gjitha fjalimet e atij shtegtimi të 1979-tës, i pati shkruan personalisht Gjon Palit II, e Sekretaria e Shtetit të Vatikanit pati për detyrë të vetme t’i rishikonte citimet. Filli i të gjitha fjalimeve të Papës Vojtile ishin Rrëshajët.
Duke qenë një mistik i madhe Ati i Shenjtë dinte t’i paraqiste mirë të gjitha temat e mëdha në dritën e fesë e të mësimit të Kishës. Duke folur për unitetin e Evropës, kard. Xhivish nënvizon se Papa Vojtila nuk e pranoi kurrë idenë e “kompromisit historik”. Ai ishte i bindur se nuk mund të bëhej fjalë për zhvillim, në një vend që i mohon njeriut të drejtat e tij më themelore. Shpallte gjithmonë botëkuptimin e të drejtave të personit njerëzor e shenjtërinë e pacenueshme të udhës njerëzore. Sipas ish-sekretarit të Papës, nuk ka kurrfarë dyshimi se Gjon Pali II ia ndryshoi plotësisht faqen Polonisë. I përgatiti njerëzit të jetonin në liri e fryti i mësimit të tij qe lëvizja e Solidarnoshit e 1980-tës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.