Birmani: Policia arreston pesë protestues. Ndërmjet tyre pesë fëmijë.
(05.06.2009 RV)Policia birmane arrestoi sot pesë persona, mes tyre edhe tre
fëmijë që po protestonin përpara ambasadës amerikane për të kërkuar lirimin e një
personi të arrestuar nga regjimi. “Lironi, babain tonë” kërkuan protestuesit. Një
nga funksionarët e ambasadës është takuar me ta. “Ishin të shqetësuar për një çështje
private. Jo për motive politike” shpjegoi për shtypin një nga zëdhënësit. Në Birmani
demonstrimet me karakter politik janë të rralla. Sipas OKB-së në vend ka rreth 2.100
të burgosur politikë.