2009-06-04 17:23:53

Atë Karbalo rizgjidhet Ministër i Përgjithshëm i Fretërve të Vegjël


(04.06.2009 RV)Atë Hozé Rodrigez Karbalo u rizgjodh sot Ministër i Përgjithshëm i Fretërve të Vegjël në Kapitullin, që përfunfoin në Bazilikën e Shën Marisë së Engjëjve në Asizi të Italisë. Riti i zgjedhjes u kryesua nga i dërguari i Papës, kardinali Zhozé Saraiva Martins, i cili i ka dorëzuar Fra Karbalos “vulën e krejt Urdhërit të Fretërve të Vegjël. Kujtojmë se në botë numërohen rreth 15 mijë françeskanë të këtij urdhëri, të shpërndarë në 113 vende.
Atë Hozé Rodrigez Karbalo është spanjoll dhe ka lindur 56 vjet më parë. U zgjodh Ministër i Përgjithshëm në vitin 2003, pasi kishte mbuluar detyra të rëndësishme si: Sekretar i përgjithshëm për Formimin e Studimin, Ministër i Provincës françe skane të Santiago de Kompostelës në Spanjë, President i Bashkimit të Fretërve të Vegjël të Evropës dhe Maestër i rregulltarëve të rinj në formim e sipër. I diplomuar në Teologji Biblike në Jeruzalem e në Shkrimin e Shenjtë në Romë, Fra Karbalo ka qenë pedagog i Shkrimit të Shenjtë në Fakultetin e Teologjisë të Santiago de Kompostelës. Ai është pasardhësi i 119-të i Shën Françeskut e do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2015.
800 vjet pas themelimit të Urdhërit, Fretërit e Vegjël përtërijnë pranë kishës së vogël të Porciunkolës, vendit ku e ka zanafillën lëvizja françeskane, impenjimin e tyre misionar, të gatshëm për t’u shërbyer të varfërve të sotëm, të përgatitur për ungjillëzim, për dialog ndërfetar dhe ndërkulturor e për nxitjen e paqes. Të dëgjojmë Provincialin e Fretërve të Vegjël në Shqipëri, atë Gazmend Tinaj…..........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.