2009-06-03 17:40:30

Koreja e Veriut: Kim cakton të birin si pasardhës, ndërsa përgatit provat me raketa


(03.06.2009 RV) RealAudioMP3 Kreu i Koresë së Veriut, Kim Jong-il zgjodhi sot si pasardhësin e tij në pushtet djalin e tretë, 26 vjeçar, Jong-un. Diktatori komunist duket se ka kaluar një iktus gushtin e vitit që shkoi dhe gjendja e tij shëndetësore nuk është nga më të mirat.
Nga ana tjetër, mësohet se provat ushtarake të Piong-jangut mund të bëhen me raketa të kombinuara, me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi. Koreja e Jugut ka disllokuar anije me topa kundër raketave në kufirin perëndimor me Veriun, në Detin e Verdhë, teatër ndeshjesh të përgjakshme edhe në vitin 1999 e në vitin 2002. Këshilli i Sigurimit i OKB-së akoma po diskuton për masat që duhen marrë, por sipas mendimit të Kinës e të Japonisë, që kanë vënë në veprim mbrojtjen satelitare, ato nuk do të shërbejnë, nëse Koreja e Veriut nuk ulet në tryezën e bisedimeve për çmilitarizimin bërthamor të gadishullit.








All the contents on this site are copyrighted ©.