2009-06-03 18:53:06

Imzot Çeli në Bogota të Kolumbisë, në takimin kushtuar komunikimeve shoqërore.


(03.06.2009 RV)“Zhvillimi i komunikimit kishtar, lidhur me zhvillimin e teknologjive mediatike”: për këtë argument po diskutohet, ndërmjet tjerash, në takimin që u hap sot në Bogota të Kolumbisë, me pjesëmarrjen e ipeshkvijve, meshtarëve e laikëve, specialistë në fushën e komunikimit. Takimi, organizuar nga Këshilli Papnor për Komunikimet Shoqërore në bashkëpunim me Celam (Konferencën ipeshkvnore latino-amerikane) si dhe nga Rrjeti informatik i Kishës në Amerikën Latine (Riial), do të jetë një çast i rëndësishëm dëgjimi e reflektimi, për të krijuar pastaj mundësitë e përcaktimit të detyrave të së ardhmes, duke thelluar bashkëpunimin e vendeve të ndryshme, në përkim me situatat e secilit. Një bashkëveprim i tillë do të ndihmojë fuqimisht për të favorizuar kumtimin e Fjalës së Zotit, dmth për përdorimin e mjeteve të komunikmit në shërbim të ungjillëzimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.