2009-06-03 17:40:14

Gripi i ri, OMS-i paralajmëron emergjencë të nivelit 6


(03.06.2009 RV)RealAudioMP3 Organizata Botërore e Shëndetësisë (OMS) njoftoi sot se niveli i emergjencës për gripin e ri, që nisi nga derrat, do të arrijë së shpejti në 6, do të thotë në shkallën më të lartë të rrezikut të një pandemie. Ekspertët i shqetëson rritja e numrit të të sëmurëve në vende, ku deri tani nuk kishte kaluar gripi, si Egjipti e Kili. Në Meksikë, vendi nga ku filloi epidemia, viktimat e virusit H1N1 kanë arritur në 103 vetë. Sipas buletinit të fundit të OMS-it, në të gjithë botën numërohen 17.411 të sëmurë, të shpërndarë në 64 vende. Së paku 115, të vdekurit.








All the contents on this site are copyrighted ©.